Hapësire reklamuese

Aktualitet

Çifti i të moshuarve u gjet i pajetë në Dropull, shoqërohen në polici dy banorë të fshatit dhe një bari

Shkruar nga Newsbomb

Çifti i të moshuarve u gjet i pajetë në Dropull,

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Dropull, ku u gjetën të pajetë dy të moshuar, në oborrin e shtëpisë.

Dy banorë të fshatit Bodrishtë dhe një bari janë shoqëruar në polici. Ata dyshohet se mund të kenë dijeni për krimin. Çifti i të moshuarve Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe u gjetën mëngjesin e sotëm nga komshinjtë të pajetë dhe me shenja dhune në trup. 

Ndërsa autori nuk është identifikuar ende, janë dy pista ku po hetohet.

Pista e parë që dyshon policia është se mund të ketë ndodhur një grabitje dhe dy të moshuarit janë dhunuar nga grabitësi, por ajo që e hedh poshtë këtë pretendim është se nuk janë gjetur as dyer dhe dritare të hapura si dhe asnjë objekt i dëmtuar.

Gjithashu në portofolin e të moshuarit Kosta Ilia janë gjetur 256 euro dhe në atë të Kleoniqi Ilia janë gjetur 65 euro.

Pista e dytë është se dyshohet se mund të ketë pasur një konflikt mes çiftit, pasi sipas komshinjve dy të moshuarit kohët e fundit kanë pasur grindje të  vazhdueshme, por jo deri në konfrontime fizike.

Disa deklarata të një fqinje tregon se ata ishin nuk kishin fëmijë, por ishin një çift i lumtur.

“Ishin çift i lumtur, s’kishin as fëmijë asgjë, ishin njëri për tjetrin. Nuk kujdesej njeri për ta sepse jetonin vetëm. I gjeti fqinja, sepse e merrnin në telefon nga Athina, se ka një motër atje dhe nuk e ngrinin. Dhe i thanë shko dhe shiko si është puna. Nuk dëgjuam asgjë, as këta që ishin këtu, se unë jam nga ana tjetër e fshatit”, shton gruaja.

Ajo pohon se ka pasur raste vjedhjeje në fshat dhe i fundit që kujton është rreth 2 vjet më parë.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese