Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Identifikohet viktima, kush është biznesmeni që humbi jetën nga shpërthimi në Sarandë

Shkruar nga Newsbomb
Identifikohet viktima, kush është biznesmeni që humbi jetën
Foto nga vendi i ngjarjes

Është identifikuar personbi që u gjet i pajetë mbrëmë në detin e Sarandës pas një shpërthimi. Personi që ka humbur jetën është Armandi Nelaj, 52 vjeç.

Burime për media bëjnë me dije se Nelaj prej 13 vitesh zotëron një kompani të mjeteve të rënda të ndërtimit. Mbrëmjen e djeshme policia njoftoi se gjatë zhytjes kishte shpërthyer bombola e oksigjenit dhe për pasojë ndërroi jetë polumbari.

Kjo si duket është një nga skenat, pasi një tjetër pistë që po hetohet është ajo e vrasjes. Hetuesit janë duke vijuar hetimet pasi kanë dyshime se shpërthimi ka ndodhur si pasojë lëndës eksploziv. Kujtojmë se shpërthimi ndodhi rreth orës 22:00 të së hënës në qytetin bregdetar, Sarandë, 100 metra larg Portit Detar.

Fillimisht u tha se shpërthimi ndodhi në një skaf, mirëpo Policia përmes një njoftimi zyrtar njoftoi se ka ndërruar jetë një palombar dhe dyshohet se i ka shpërthyer aksidentalisht gjatë zhytjes në det bombola e oksigjenit.

Policia e Sarandës po heton intensivisht për ngjarjen, teksa është ngritur një grup hetimor i drejtuar nga Prokuroria e Sarandës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese