Gazetarja e njohur Anila Hoxha, teksa ka folur për masakrën në Shkodër, ka treguar se është kontaktuar nga Ibrahim Lici i njohur dhe me pseodonimin "Fantazma".
Ajo është shprehur se Lici e ka kontaktuar nga Turqia, teksa ka thënë se Lici i ka thënë me emra punonjës të policisë që kanë manipuluar ngjarjet, ku emri i tij lakohet si i përfshirë.
Gazetarja po ashtu ka thënë se e ka këshilluar Licin që të dorëzohet dhe që këto pretendime t’i raportonte te autoritet përkatëse.
“Ibraim Lici më shkruan nga Turqia. Më dërgon fotografinë e pasaportës. Unë jam Ibrahim Lici thotë, e marr si shaka i them kush jeni ju. Unë jam thotë, në atë bisedë dhe atë çfarë ka shkruar ky person i kërkuar, akuzon, policinë, ekspert të vendngjarjeve, prokurorinë që sipas tij manipulonin ngjarjen.
Do dëshiroja që ky njeri të dorëzohej dhe ato që ka shkruar në telefonin tim ti tregonte. Zyrtare policie me emër mi ka shkuar për manipulim ngjarje dhe Shkodra nuk është marrë asnjëherë seriozisht. Shkodra është si Vlora 2015 qe kishe frikë të lëvizje të qytet”-tha Anila Hoxha në Top Story.