Hapësire reklamuese

Aktualitet

I vuri flakën një makine, arrestohet pas dy javësh 32-vjeçari në Durrës (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
I vuri flakën një makine, arrestohet pas dy javësh
Personi i arrestuar

Është arrestuar personi që dogji një automjet dy javë më parë në Durrës.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi i identifikuar si Emilian Basha, 32 vjeç është vënë në prangat e policisë, pasi më datë 13.02.2025 i ka vënë flakën makinës së shtetasit me iniciale G.Gj, për motive ende të paditura.

Gjithashtu, gjatë kontrollimit fizik në shtëpinë e 32-vjeçarit, forcat policore kanë bërë të mundur gjetjen e një sasie lënde narkotike e dyshuar si cannabis sativa dhe e ka sekuestruar si provë materiale.

Sakaq, Basha akuzohet për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", ndërsa policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Zbardhet djegia e një automjeti, 2 javë më parë. Policia identifikon, kap dhe vë në pranga autorin e dyshuar.    

Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis që u gjet në banesën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e djegies së një automjeti, kanë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin:  

E. B., 32 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 13.02.2025, në lagjen nr.10, Durrës, ka djegur automjetin e shtetasit G. Gj.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. B., shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale  "Shkatërrimi i pronës me zjarr" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese