Një 36 vjeçar i ka vënë zjarrin një mobilerie në fshatin Gjormë të Kurbinit më 31 dhjetor 2024. Sipas njoftimit të policisë mësohet se shtetasi me ininciale R.M ia ka vënë zjarrin mobilerisë ku si pasojë janë regjistruar dëme të konsiderueshme materialesh.
Menjëherë, pas kësaj ngjarje blutë bënë të mundur identifikimin e 36-vjeçarit dhe arrestimin e tij. Sakaq, rezulton se ky shtetas ka qenë dënuar edhe më herët për veprën penale "dhunë në familje".
“Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Komisariati i Policisë Kurbin, për djegien e mobilierisë në pronësi të shtetasit A. Sh., 52 vjeç, në fshatin Gjormë, më datë 31.12.2024, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies, shtetasi: R. M., 36 vjeç, banues në fshatin Gjormë, i dënuar më parë për dhunë në familje. Nga zjarri në mobilieri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale”, njofton policia.
Gjatë kontrollit, janë sekuestruar pjesë nga veshja e autorit si dhe celulari i tij. Këto prova materiale i kanë kaluar Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Të Juridiksionit Përgjithshëm Lezhë për veprën penale,“ Shkatërrimi i pronës më Zjarr”.