
Një 35-vjeçar është kapur në flagrancë nga blutë e Tiranës pasi shtantazhonte një qytetar për t’i marrë mijëra euro në këmbim që të mos i publikonte bisedat e tij personale.
Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës mësohet se Arion Hyseni, 35 vjeç i kishte vjedhur llogarinë e tij personale “Instagramin”, një 31-vjeçari dhe e shantazhonte këtë të fundit se nëse nuk do i jepte shumën prej 40 mijë euro atëhere do i publikonte bisedat e tij personale që kishte gjetur në llogarinë e tij.
31-vjeçari denoncoi rastin në Komisariat të cilët menjëherë u vunë në lëvizje dhe bënë të mundur futjen në “grackë” të 35-vjeçarit.
Mësohet se arrestimi i këtij shtetasi u bë në momentin kur do i merrte paratë 31-vjeçarit.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Policia e Shtetit/Strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, operacione të njëpasnjëshme për goditjen e krimeve kibernetike.
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh finalizoi operacionin policor të koduar “Double click”. Operacioni, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me Prokurorinë e Tiranës.
Shantazhoi një shtetas për t’i marrë 40 000 euro, në këmbim të mospublikimit të komunikimeve personale që i kishte gjetur në llogarinë që i kishte vjedhur në Instagram, arrestohet në momentin që do të merrte paratë, 35-vjeçari.
Policia vijon të punojë për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që dyshohet se kanë bashkëpunuar me 35-vjeçarin, për këtë rast.
Sekuestrohen 7 celularë, 2 disqe dhe 1 USB.
Në vijim të monitorimit, hetimeve proaktive dhe punës intensive që po kryhen nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, për goditjen e krimeve kibernetike, si dhe si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një 31-vjeçari, se ishte shantazuar nëpërmjet celularit, për dhënien e një shume të konsiderueshme parash, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh në DPPSh, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me Prokurorinë e Tiranës, finalizoi operacionin policor të koduar “Double click”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë teksa merrte paratë nga 31-vjeçari, shtetasi A. H., 35 vjeç.
Ai dyshohet se ka kanosur nëpërmjet celularit, një shtetas, për t’i marrë 40 000 euro, në këmbim të mospublikimit të komunikimeve personale që i kishte gjetur në llogarinë që i kishte vjedhur, në rrjetin social Instagram.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”