Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I vihet zjarri ish-Uzinës së Baterive në Berat

Shkruar nga Newsbomb
I vihet zjarri ish-Uzinës së Baterive në Berat

Flakët e zjarrit kanë përfshirë pasditen e sotme ish-Uzinën e Baterive në Berat.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Burime për mediat bëjnë me dije se si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe me bimësi.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, për këtë arsye janë dërguar 4 mjete zjarrfikëse të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.

Deri më tani dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Lidhur me këtë ngjarje priten më tepër detaje në vijim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese