
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka ndryshuar masën e sigurisë për Gjuljo Vuksani, personi i vetëm i arrestuar deri më tani për masakrën e Dobraçit.
GJKKO ka liruar nga qelia Vuksanin duke i caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, i cili akuzohet se i ka siguruar autorëve të ngjarjes makinën e përdorur ditën e atentatit, ku bëhet fjalë për një automjet të llojit “Range Rover.
Shkodra u trondit mesditën e 30 tetorit ku 4 persona mbetën të vrarë pas një atentati të kryer ne zonën e Dobraçit. Kjo pritë ishte ngrirur për ekzekutimin e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit të cilët po udhëtonin me një makinë të tipit “Benz”.
Një mjet i llojit “Range Rover” i ka prerë rrugën dhe ka qëlluar në drejtim të viktimave duke i lënë të vdekur në vend. Ky atentat i mori jetën dhe dy personave të pafajshëm, Flutura dhe Bashkim Basha të cilët teksa udhëtonin me motorrin e tyre, u përplasën nga makina e viktimave.