Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I veshur me xhup të zi dhe kapuç, ky është autori që ia vendosi tritolin lokalit “The Boss” në Vlorë

Shkruar nga Newsbomb
I veshur me xhup të zi dhe kapuç, ky është autori që
Personi qe vendosi tritolin ne lokalin The Boss

Personi që shihni në foto është autori që vendosi tritolin tek lokali “The Boss” në zonën e Lungomares në Vlorës.

Nga pamjet e kapura ky shtetas shihet teksa mban veshur një xhup ngjyrë të zi si dhe ka vendosur një kapuç me qëllim për t’u mos identifikuar nga kamerat e sigurisë.

Më herët bëmë me dije se lidhur me këtë ngjarje Policia shoqëroi në Komisariat dy persona, të dyshuar si autorët e kësaj ngjarje, ndërkohë burime për mediat bëjnë me dije se asnjëri prej tyre deri më tani nuk ka pranuar që të flasë para hetuesve.

I veshur me xhup të zi dhe kapuç, ky është autori që
Autori teksa ka vendosur sasine e tritolit dhe me pas eshte larguar

Kujtojmë se shpërthimi ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit të 8 dhjetorit në lokalin “The Boss” i pozicionuar në zonën e “Lungomares” në Vlorë.  Si pasojë e shpërthimit fatmirësisht u shkaktuan vetëm dëme materiale e nuk pati të lënduar.

“Rreth orës 06:00, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në një lokal, në pronësi të shtetases R. B., ka shpërthyer, dyshohet lënde plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njoftoi policia mëngjesin e 8 dhjetorit.

Ky lokal rezulton të jetë në pronësi të familjarëve të së ndjerit Bledar Birçaj.

Vrasja e Bledar Birçajt:

Bledar Birçaj, atë kohë 40 vjeç u ekzekutua me armë zjarri më 10 Maj të 2021-shit në qytetin e Vlorës. Drejt mjetit BMË X5 me të cilin ai lëvizte në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit” u qëllua me breshëri kallashnikovi nga një mjet tjetër në ecje.

40 vjeçari, pronar i lokalit të njohur në Lungomare i quajtur “THE BOSS”, u dërgua me urgjencë në spitalin e qytetit bregdetar por fatkeqësisht nuk mundi të jetonte. Viktima prej vitesh jetonte në Spanjë, ndërsa kur erdhi në Shqipëri ra pre e një atentati. Ende nuk dihet se kush ishin personat që qëlluan me breshëri plumbash dhe i shkaktuan vdekjen e Bledar Birçajt.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese