Hapësire reklamuese

Aktualitet

I vendosi tritol zyrës së noteres Esmeralda Dauti 2 muaj më parë, arrestohet Paulin Kola

Shkruar nga Newsbomb
I vendosi tritol zyrës së noteres Esmeralda Dauti 2 muaj më
Foto ilustruese: Policia

Paulin (Pavlin) Kola u arrestua për vendosjen e eksplozivit te zyra noteriale e Esmeralda Dautit në Tiranë.

U ndalua shtetasi P. (P.) K., 30 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale ‘Shkatërrimi i pronës me eksploziv'”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në rrugën “Perlat Rexhepi”, në Tiranë, ku për shkak të shpërthimit u dëmtua fasada e një zyre në pronësi të noteres.

Deri më tani kanë përfunduar në pranga edhe 2 të rinjë të tjerë. Janë lënë në burg Real Zefin dhe Korrado Katanan, të akuzuar si persona të cilët kanë vendosur lëndë plasëse në zyrën e noteres.

Policia ka zbardhur ngjarjen nga kamerat e sigurisë në një biznes aty pranë. Nga verifikimi i pamjeve filmike të Prokurorisë së Tiranës është fiksuar një motorr “T Max” dhe lëvizjet e tij nga zona e ish-Bllokut deri në zonën e Farkës, me të cilin dyshohet se janë larguar autorët pas vendosjes së eksplozivit.

Ka qenë Korrado Katana i cili u identifikua fillimisht, më pas në dëshminë e tij para prokurorëve ka implikuar edhe shtetasin Real Zefi si bashkëpunëtor.

Ndryshe nga dëshmia para Prokurorisë,  në seancën në Gjyaktën e Tiranës Korradoa ka mohuar dëshminë e dhënë në Prokurori, duke pretenduar se nuk ka lidhje me ngjarjen.

Dëshmia e Korrado Katana

“Nuk kam lidhje me ngjarjen, as të kemi marrëdhënie të tillë me Real Zefin. Deklaratat i kam bërë nën presion dhe pa praninë e avokatit”.

Ndërkohë Real Zefi përmes avokatit kundështoi vendiim sepse sipas tij, nuk mund të arrestohet vetëm në bazë të dëshmisë së Katanit.

Nuk mund të ketë një masë shtrënguese kaq të rëndë vetëm mbi thëniet e një personi, për më tepër kur ky shtetas ka ndryshuar qëndrim. Nuk provohet përfshirja në ngjarje dhe nuk është i arsyeshëm qëndrimi në burg. Kërkoj lirimin kjo edhe për shkak të rrethanave familjare. Ka një fëmijë të mitur vetëm 2-vjeç me probleme shëndetësore si dhe bashkëshorten po me probleme shëndetësore që kanë nevojë për përkujdes”.- tha Zefi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese