Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I vendosën tritol në makinë, Ledovik Syziu vëllai i kreut të bandës së Mirditës, i zhdukur prej 27 vitesh

Shkruar nga Newsbomb
I vendosën tritol në makinë, Ledovik Syziu vëllai i kreut
Foto ilustruese

Një shpërthim me tritol ndodhi mëngjesin e sotëm në Mirditë në makinën e Ledovik Syziu të cilën e kishte parkuar në oborrin e banesës së tij.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:05, ndërsa Ledovik Syziu ka marrë dëmtime të lehta pasi shpërthimi ka ndodhur në pjesën e pasme të automjetit.

Ledovik Syziu pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm në spitalin rajonal të Mirditës ka deklaruar për policinë se nuk ka asnjë dijeni për autorët apo shkaqet duke shtuar se nuk ka asnjë konflik me njeri.

Por nga hetimet rezulton se Ledovik Syziu është vëllai i Dritan Syziut, i cili njihet si kreu i bandës së Mirditës. Dritan Syziu rezulton i zhdukur prej 1997 pasi u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen më 28 qershor të vitit 2000, ku mbeti i vrarë punonjësi i policisë Gjon Paçuku. Këtë vrasje ai e ka kryer në bashkëpunim me 5 persona të tjerë. Gjithashtu është i dyshuar si autor i disa ngjarjeve në Mirditë në vitin 1997

I vendosën tritol në makinë, Ledovik Syziu vëllai i kreut
 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:05, Salla operative e Komisariatit të Policisë Mirditë është njoftuar se në fshatin Malaj, në oborrin e banesës së shtetasit L.S, në momentin që ky shtetas ka ndezur automjetin, në pjesën e pasme të automjetit ka ndodhur një shpërthim.

Për pasojë shtetasi L.S, është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Mirditës jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga veprimet e para dyshohet se ka shpërthyer lëndë artizanale.

Nën drejtimin e Prokurorisë Grupi hetimor po vijon intensivisht punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për sigurimin e provave me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit.\

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese