Hapësire reklamuese


Aktualitet

Sulmi terrorist i 11 shtatorit në SHBA, kush ishin tre shqiptarët që humbën jetën

Shkruar nga Newsbomb
Sulmi terrorist i 11 shtatorit në SHBA, kush ishin tre shqiptarët
Shqiptarët që humben jetën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjithë bota kujtojnë sot sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001, në zemër të vendit lider të demokracisë dhe lirive. Rrëzimi i kullave binjake bëri që Amerika të niste një sulm të ashpër ndaj Al Kaedës dhe organizatave të tjera terroriste.

Në mesin e shumë burrave, grave dhe fëmijëve që humbën jetën në atë ditë fatale, ishin tre shqiptarë: Simon Dedvukaj, Roko Camaj dhe Mon Gjonbalaj.

Kush ishin shqiptarët nga Malësia e Madhe

Simon Dedvukaj, Mon Gjonbalaj dhe Rrok Camaj humbën jetën nga shembja e kullave pasi u goditën me dy aeroplanë civilë. Simon Dedvukaj ishte vetëm 26-vjeç. Ai drejtonte kompaninë që merrej me mirëmbajtjen e Qendrës Tregtare Botërore.

Roko Camaj ishte shqiptar nga Mali i Zi. Ai prej vitit 1970 punonte si pastrues i xhamave të një prek kullave. Kur kulla u godit nga aeroplani ai ishte në katin e 105-të. 60-vjeçari telefonoi gruan atë moment dhe i tha të mos shqetësohej sepse “tani ishte në duart e Zotit”.

65-vjeçari nga Kosova Mon Gjonbalaj gjithashtu kishte një kohë të gjatë, rreth 30 vjet, që punonte si portier në njërën prej kullave. Ai telefoni familjarët atë mëngjes dhe u tha të bëheshin të fortë e të qëndronin gjithmonë të lidhur me njëri-tjetrin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese