Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I shumëkërkuar nga drejtësia italiane, arrestohet në Shqipëri i riu me tre emra

Shkruar nga Newsbomb
I shumëkërkuar nga drejtësia italiane, arrestohet në
Foto ilustruese

Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e Policisë shqiptare me qëllim për tu ekstraduar drejt shtetit fqinj, Italisë.

I riu me tre emra, Alfons Taraj alias Afons Bibaj alias Alfons Cani,29 vjeç, lindur në Mamurras, më datën 19 tetor të vitit të kaluar është dënuar me mbi 10 vite burg nga Gjykata italiane për tentativë për vrasje, armëmbajtje pa leje, vjedhje me pasoja të rënda, vjedhje me dhunë dhe për posedim sendesh të vjedhura.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH finalizoi operacionin e koduar “Operacionalja 6”.

I dënuar me mbi 10 vjet burgim në Itali, për 5 vepra penale të rënda, arrestohet 29-vjeçari.

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar Alfons Taraj alias Afons Bibaj alias Alfons Cani,29 vjeç, lindur në Mamurras.

Gjykata e Monzas, Itali, me vendimin e datës 19.10.2023, e ka denuar këtë shtetas, me 10 vjet, 2 muaj e 11 ditë burgim, për tentativë për vrasje, armëmbajtje pa leje, vjedhje me pasoja të rënda, vjedhje me dhunë dhe për posedim sendesh të vjedhura.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese