Hapësire reklamuese

Aktualitet

PAMJE/ I shpërthen bombula e gazit duke bërë kafenë, plagoset i moshuari në Lezhë

Shkruar nga Newsbomb

PAMJE/ I shpërthen bombula e gazit duke bërë kafenë,

Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e kësaj të premteje në një apartament në katin e tretë të një pallati në Lagjen “Besëlidhja” në Lezhë.

Në momentin që ka shpërthyer bombola e gazit, brenda në banesë ndodheshin një çift të moshuarish, por nga shpërthimi ka mbëtur i lënduar vetëm 70-vjeçari Shtjefen Tushi.

70-vjeçari ka qenë duke bërë kafen në momentin e shpërthimit të bombulës së gazit dhe në përpjekje për të shuar zjarrin ai ka marrë lëndime në trup.

I moshuari është dërguar në spital, ndërsa zjarrfikëset kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve të zjarrit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese