Hapësire reklamuese

Aktualitet

I shpalluri në kërkim, burri në Pogradec kërcënon me armë grupin e Task Forcës

Shkruar nga Newsbomb
I shpalluri në kërkim, burri në Pogradec kërcënon me
Foto ilustruese

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në fshatin Velçan të Pogradecit ku një person i cili ishte i shpallur në kërkim më herët nga policia ka kërcënuar me armë zjarri një grup të task forcës nga Tirana nga Ministria e Çeshtjeve sociale.

Spartak Çela i ka kërcënuar me armë zjarri pasi ka menduar se grupi i task forcës ishin agjentë sekretë të policisë.

Punonjësit e task forcës pasi janë frikësuar janë fshehur në një banesë të fshatit Velçan në Pogradec derisa kanë mbërritur efektivët e policisë. Por kur mbërriti policia, Spartak Çela është larguar nga vendngjarja.

Çela ishte i shpallur në kërkim prej 2 vitesh, pasi ka kryer një plagosje me armë zjarri në një lokal në zonën e tij. Policia është në kërkim të autorit, i cili është larguar në drejtim të pyllit.

Ndërsa mësohet se Punonjësit e Task Forcës nga Ministria e çështjeve sociale kishte qenë në këtë zonë për të bërë verifikimin në vend të familjeve që marrin ndihmë ekonomike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese