Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 45-vjeçari në Kukës

Shkruar nga Newsbomb
I shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet
Foto ilustruese

Policia e Kukësit ka arrestuar sot një 45-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim. Mësohet se Gjykata e Kukësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Sipas raportimeve, në qershor të vitit 2024, shërbimet e Policisë konstatuan se 45-vjeçari kishte kultivuar bimë narkotike, në 3 parcela, në vendin e quajtur “Mahalla e Kroit të Madh”.

Më tej, nga kontrollet në banesën e këtij shtetasi, u gjet 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese