
Është vetëdorëzuar në pikën kufitare Kapshticë 39-vjeçari Edison Demiri i cili ishte dënuar me 6 vite burgim për veprën “Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ekzekutoi vendimin e Prokurorisë, për ndalimin e 39-vjeçarit i cili ishte shpallur në kërkim dhe u vetëdorëzua në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë.
“Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 14 nëntor 2023, e ka dënuar këtë shtetas, me 6 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet, 11 muaj e 18 ditë burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim.
Më datë 25.07.2011, në fshatin Pojan, Maliq, ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, për motive të dobëta, ka plagosur me pasojë vdekjen, shtetasin A. Z., 78 vjeç, si dhe ka dëmtuar lehtë djalin e tij.”