Hapësire reklamuese

Aktualitet

I shpallur në kërkim nga Interpol Tirana për tentativë vrasje, arrestohet në Greqi 45-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb
I shpallur në kërkim nga Interpol Tirana për tentativë
Foto ilustruese

Është arrestuar nga policia greke i kërkuari nga Interpol Tirana, Viktor Pashk Daçi, 45 vjec nga fshati Baz i Matit.

45-vjeçari ka qenë në kërkim për disa vite për tentativë vrasje ndërsa policia greke e ka arrestuar pasi nga verifikimet rezultoi se po përdorte kartë ID false. 

Policia greke e ka ndaluar në Malevizi të Irakleos automjetin me targa YTK-8700 dhe ka kërkuar dokumentacionin nga drejtuesi. Por 45-vjeçari nuk ka pasur leje drejtimi me vete dhe ka treguar një kartë ID greke të lëshuar nga policia e Athinës në 20 Maj 2021 në emrin Ermal Lazaj 44 vjec, e cila është dukur e dyshimtë nga policia.

Pas verifikimit ka rezultuar se karta ishte false dhe për këtë është shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjetit. Gjatë marrjes në pyetje, autori ka pranuar se karta është false dhe ka deklaruar gjeneralitetet e tij të vërteta, konkretisht Viktor Pashk Daçi, 45 vjec nga fshati Baz i Matit.

Nga verifikimi në sistemin e Interpol ai ka rezultuar person i shpallur në kërkim në Drejtoria e Policisë Qarku Dibër në Shqipëri për “vrasjë me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, prej 2015 për një ngjarje të ndodhur në 25 nëntor të 2014.

Policia greke ka bërë verifikimet edhe për personin tjetër Ermal Lazajn, dhe ka rezultuar se është arrestuar para një viti në Agio Nikolao Lisithiou me 10 gram kokainë dhe në 22 tetor 2023 është proceduar nga policia e Agio Nikolaou për përdhunimin e një 23-vjeçareje greke.

Pasi është arrestuar, autoritetet greke do të nisin procedurat për ekstradimin e 45-vjeçarit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese