Hapësire reklamuese

Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për rrëmbim, arrestohet në Morinë 36 vjeçari turk

Shkruar nga Newsbomb

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për rrëmbim,
Policia ka arrestuar ditën e sotme në Morinë 36 vjeçarin turk, Koray Aniç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, të dënuar për krime kundër personit dhe armëmbajtje pa leje.

"Si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, me qëllim ekstradimin në Turqi, shtetasi turk Koray Aniç, 36 vjeç", njofton policia.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Stambollit e ka dënuar me 4 vjet, 6 muaj e 5 ditë burgim, për rrëmbim, kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e 36-vjeçarit, në Turqi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese