Hapësire reklamuese

Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shitje të narkotikëve, arrestohet 46 vjeçari në Francë (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe
Foto ilustruese

Arrestohet në Francë një eksponent i botës së krimit, Elton Beqiraj i shpallur në kërkim ndërkombëtar si i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Elton Beqiraj rezulton i dënuar nga shteti shqiptar me 5 vite burgim në vitin 2021 nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

46-vjeçari gjithashtu në vitin 2019 ka treguar 5 qese plastike me Heroinë dhe pilula Metadoni. Arrestimi i tij u bë i mundur falë autoriteteve shqiptare në bashkëpunim me homologët europianë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Operacione të njëpasnjëshme, në bashkëpunim me partnerët europianë, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht.

Operacioni “Five”, në pranga në Francë, një i dënuar me 5 vjet burgim, për posedim të Heroinës dhe Metadonit.

Si rezultat i sigurimit të informacionit nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit dhe shkëmbimit të tij, nëpërmjet Interpol Tiranës, me homologët në Paris, u organizua dhe u finalizua operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Five”.

Gjatë këtij operacioni, policia franceze lokalizoi, kapi dhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin E. B, 46 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar sepse në vitin 2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ky shtetas në vitin 2019 ka shitur 5 qese plastike me Heroinë dhe pilula Metadoni.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Parisit, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 46-vjeçarit, në Shqipëri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese