Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Han të Hotit 50-vjeçari nga Maqedonia! Ja për çfarë akuzohet

Shkruar nga Newsbomb
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Han
Pika kufitare, Hani i Hotit

Një 50-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar në pikën kufitare Hani i Hotit.

Sipas njofitmit, bëhet me dije se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Shkupi, pasi akuzohet pasi akuzohet nga autoritetet gjyqësore të Maqedonisë së Veriut, për veprën penale “Vjedhja”.

Ndërkohë, Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Shkupin, për ekstradimin e 50-vjeçarit.

Njoftimi:

Hani i Hotit/ Kapet nga Policia Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Shkupi.

Shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar që tentojnë të hyjnë/dalin nga Shqipëria, pas shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje të RSh-së dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin maqedonas: A. K., 50 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Shkupi, pasi akuzohet nga autoritetet gjyqësore të Maqedonisë së Veriut, për veprën penale “Vjedhja”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Shkupin, për ekstradimin e 50-vjeçarit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese