Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I riu në Vlorë nuk i bindet policisë, përplas patrullën dhe disa automjete

Shkruar nga Newsbomb
I riu në Vlorë nuk i bindet policisë, përplas patrullën
Foto ilustruese

Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur këtë mbrëmje në Vlorë ku një i ri teksa drejtonte një fouristradë ka përplasur një automjet Toyota me drejtues Redjon Skëndon dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Në rrugën Gjergj Kastrioti ka goditur një mjet të drejtuar nga Adelina Gysi Kasa, punonjëse e IEVP Vlorë.

Por nuk u ndal me kaq.

Pasi u ndoq për rreth 30 minuta nga policia, Kelian Llakaj ka përplasur edhe motomjetin e "Shigjetave" dhe automjetin e "Shqiponjave".

Testet e alkoolit kanë rezultuar pozitiv, me 1.25 mg/l në testin e parë dhe 1.29 mg/l në të dytin. Kelian Llakaj u arrestua më pas nga policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese