Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi dyshohet se ka përndjekur një të mitur. Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se ka qenë nëna e vajzës e cila është paraqitur në Komisariat ku dhe ka denoncuar shtetasin E.V, 29 vjeç se ka përndjekur vajzën e saj të mitur.
“Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë shtetasin E. V., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kallëzuar një shtetase, se 29-vjeçari ka përndjekur vajzën e saj të mitur”, njofton Policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Sondazh
Poll