Hapësire reklamuese

Aktualitet

I përfshirë në skandalin te Onkologjiku, Edmond Gashi i qetë para gazetarëve: Unë bëj vetëm punën time!

Shkruar nga Newsbomb
I përfshirë në skandalin te Onkologjiku, Edmond Gashi i qetë
Mjeku Edmond Gashi

Mjeku i Spitalit Onkologjik, Edmond Gashi, i përfshirë në skandalin e publikuar përgjatë ditëve të fundit është paraqitur paraditen e kësaj të enjte në Gjykatën e Tiranës.

Para gazetarëve, Gashi, i qetë ka përsëritur të njëjtën frazë se ai ka bërë vetëm punën e tij.

“Unë bëj vetëm punën time”, ka thënë shkurtimisht mjeku.

Ditë më parë Prokuroria e Tiranës “zbërtheu” skemën kriminale se si mjekët dhe stafi i Spitalit Onkologjik bënin pazare dhe orientonin drejt privatit paciantët e diagnostikuar me kancer.

Konkretisht, Edmond Gashi, mjek pranë spitalit Onkologjik në QSUNT, Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa Ymeri(Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Halil Gashi, Florian Marku, administrator i Flori Farma dhe Drilona Kishta janë personat e vënë nën hetim, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin bënin "pazar" me jetën e pacientëve.

Këta shtetas, duke qenë të punësuar pranë Spitalit Onkologjik në QSUT, nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në klinika private për të marrë shërbimin që kërkohej nga ana e atyre.

Ndaj mjekut, Edmond Gashi është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërkohë këtë të enjte pritet në Gjykatë që të gjithë personat e përfshirë në dosje të njihen me masat.

Masat që janë caktuar për personat e përshirë në dosjen e Onokolgjikut:

-Edmond Gashi, mjek – “Arrest shtëpie” - Shpërdorim detyre

-Alketa Ymeri mjeke – “Detyrim paraqitje”- Shpërdorim detyre

-Brikena Qirjazi zv.drejtoreshë e QSUT “Detyrim paraqitje” -Shpërdorim detyre

- Emiljano Lela Koordinatori pranë onkologjikut “Detyrim paraqitje” - Shpërdorim detyre

-Drilona Kishta ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë, “Detyrim Paraqitje” -Shpërdorim detyre

-Halil Gashi administrator i klinikës  Megis – “Detyrim paraqitje” Akuza: Fshehje e te ardhurave 

-Florian Marku administrator farmacie – “Arrest shtëpie”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese