Hapësire reklamuese

Aktualitet

I nxehti përvëlues nis që në orët e para të mëngjesit, ja sa pritet të arrijnë sot temperaturat

Shkruar nga Newsbomb

I nxehti përvëlues nis që në orët e para të

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta duke nisur nga orët e para të ditës. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, vranësirat pritet të jenë të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 6 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të ishte i forcës 1-2 ballë.

Vala e fundit e të nxehtit me origjinë afrikane që ka përfshirë vendin tonë pritet që ta ngrejë zhivën e termometrit këtë fundjavë deri në 43 gradë Celcius.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 20 deri 37°C

në zonat e ulëta 21 deri 40°C

në zonat bregdetare 22 deri 37°C

Gjithashtu mjekët bëjnë thirrje dhe rekomandojë që të shmangin sa më shumë daljet në diell duke sugjeruar që njerzit të strehoen në hije.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese