Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I njëjti skenar para Bashkisë, qytetarët hedhin molotovë e flakadanë, Klevis Balliun e mbështjellin me flamurin kuqezi

Shkruar nga Newsbomb
I njëjti skenar para Bashkisë, qytetarët hedhin molotovë e
Pamje nga protesta

Aktivistët e Aleancës për Teatrin dhe protestuesit e opozitës janë mbledhur këtë të martë para Bashkisë së Tiranës për herë të nëntë. Njëjtë si dhe në protestat e kaluara dhe ditën e sotme po përsëritet i njëjti skenar. Siç është kthyer në ritual tashmë, sapo përfaqësuesit e aktivistëve dhe opozitës dalin në podium dhe marrin fjalën, drejt hyrjes së Bashkisë së Tiranës hidhen shishe molotovi dhe flakadanë.

Në tym dhe flakë është kthyer sheshi përpara godinës së institucionit të drejtuar nga Erion Veliaj. Siç shihet dhe nga pamjet molotovët  janë hedhur në këmbët e efektivëve.  Ndërkohë, nga ana tjetër në podium po mbante fjalën Klevis Balliu të cilin protestuesit e kanë mbështjellë me flamurin kuqezi.

I njëjti skenar para Bashkisë, qytetarët hedhin molotovë e
Pamje nga protesta

Kjo nuk është hera e parë që qytetarët janë mbledhur para këtij institucioni. Ata kërkojnë largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas skandalit me dosjen “5D”, ku në pranga ranë disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës dhe janë nën hetim dhe disa të tjerë.

I njëjti skenar para Bashkisë, qytetarët hedhin molotovë e
Pamje nga protesta

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese