
Nga foltorja e Kuvendit, Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se pas akuzave të Berishës se sulmi ndaj avokatit Sokol Mëngjesi ishte i stisur politikisht me urdhër të Ramës, tani që ngjarja u zbradh brenda më pak se 24 orëve, priste një reflektim.
Sipas Ballës, Berisha dhe zëdhënësit e tij përdorën politikisht plagosjen e avokatit për të sulmuar qeverinë, ndërsa shtoi se turp për të gjithë që ranë në batakun e Berishës, duke akuzuar si porositës Ramën dhe ekzekutues të urdhrit.
Madje ministri Balla paralelizoi rastin me vrasjen e Azem Hajdarin në 1998, ku “Berisha doli direkt në konferencë dhe akuzoi Fatos Nanon”.
“Policia e zbardhi ngjarjen, e bëri dhe atë publike. Por duhet të kishte një reflektim. Te rruga e Salës e njëjtë porosi. U porosit nga Rama, dhe u ekzekutua nga Taulant Balla. Shqiptarët i dini budallenj? Kolegët e zotit Mëngjesi ishin ata që ndihmuan për zbardhjen e ngjarjes. Ministri i Drejtësisë reagoi për ngjarjen dhe u solidarizua. Por si u politizua kjo ngjarje? Siç politizuat dhe pr. ligjin për sistemin e adresave. I uroj shërim të shpejtë avokatit dhe drejtësia të bëjë punën e saj.”, -tha Balla.
Ndërsa gjatë një përplasje me Gjekmarkaj i cili i doli në krah akuzave të kryetarit Berisha ditën e djeshme tha se këta përse ranë në pellgun e baltës së tij.
“E kuptoj Gjekmarkajn që iu desh të shkonte te kati i tetë te Mustafata Matohiti, për të gjetur një fjalë. Helbete e vuani shumë në fakt si nënkryetar i parë i PD-së, por nuk do të kisha reaguar nëse dhe ju nuk do kishit rënë në pellgun e baltës që familja Berisha, vetë Berisha dhe zëdhënësit, nxituan dje të përdornin politikisht një ngjarje të rëndë. Për Berishën kjo nuk është e re. Ngjarja e djeshme më ngjau me reagimin e parë të Berishës në 12 shtator 1998, ku u vra lideri historik i vërtet i PD, Azem Hajdarit. Doli në konferencë dhe emërtoi Nanon si urdhërues të vrasjes. Historia tregoi diçka ndryshe, policia konfirmoi diçka ndryshe”.
Duke treguar se ngjarja u zbardh nga policia dhe u identifikuan autorët, Balla tha se “Rithemelimi” duhej të tërhiqej nga deklaratat.
“Para pak minutash, kam biseduar me doktorët e Traumës, që po bëjnë një punë të shkëlqyer dhe po ashtu besoj biem të gjithë dakord se kjo është një nga ato ngjarje që brenda 10 orësh u zbardh e gjitha, përfshirë porositësin”.