
Një ngjarje e rëndë u raportua mbrëmjen e djeshme nga Durrësi, ku një i moshuar u gjet i masakruar me thikë në banesën e tij.
Në lidhje me këtë ngjarje gjatë mesnatës ka reaguar edhe policia, e cila sqaron se pas këqyrjes paraprake të trupit të 82-vjeçarit dhe nga hetimet paraprake dyshohet se 82-vjeçari është goditur me mjet prerës (thikë) dhe për pasojë ka humbur jetën.
I moshuari që humbi jetën është Paulin Gina, të cilit i janë gjetur shenja me thikë në fytyrë, bust dhe fyt. E teksa policia po vijon punën për këtë ngjarje, dyshohet se kemi të bëjmë me ngjarje kriminale dhe jo një vjedhje pasi në banesë nuk mungon asgjë.
Njoftimi i policisë së Durrësit:
Rreth orës 18:50, në lagjen nr. 16, Durrës, është gjetur në banesën e tij pa shenja jete shtetasi P. G., 82 vjeç.
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe eksperti mjeko ligjor.
Pas këqyrjes paraprake të trupit të 82-vjeçarit dhe nga hetimet paraprake dyshohet se 82-vjeçari është goditur me mjet prerës (thikë) dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe arrestimin e autorit/ve.