Hapësire reklamuese

Aktualitet

I mori ryshfet qytetarit për të mos i vendosur gjobë, gjykata lë në burg punonjësin e IKMT

Shkruar nga Newsbomb

I mori ryshfet qytetarit për të mos i vendosur gjobë, gjykata

Gjykata në Berat ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për punonjësin e IKMT-së, Petref Kondi, i cili u prangos më parë nën akuzën se kishte marrë rryshfet nga një qytetar në këmbim që të mos i vinte gjobë për objektin që kishte në ndërtim.

Kondi akuzohet për veprat penale "Shperdorim detyre" dhe "Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike".

Prokurorja e rastit, Denisa Perdja kërkoi që i pandehuri të dënohej me burg, kërkesë kjo e cila u mor parasysh nga organi gjyqësor.

Ndërkohë në kahun tjetër, pala mbrojtëse e të akuzuarit në gjykatë  tha se kallëzuesi i veprës penale nuk ka në pronësi asnjë objekt të paluajtshëm dhe se nuk kishte bërë më parë kërkesë për përfitim të lejes përkatëse pranë Bashkisë Berat.

Pretendimi i tyre nuk u mor parasysh, ndërsa gjykata vendosi që punonjësi i IKMT-së, Petref Kondi të dënohej me burgim.

"Sot eshte dhene masa e sigurimit per punonjesin e IMT-se Berat qe eshte i dyshuar per "Shperdorim detyre" dhe "Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike" parashikuar nga nenet 248 dhe 259 te Kodit Penal.

Prokurore Denisa Perdja ka kerkuar caktimin e mases se sigurimit arrest me burg. Gjykata perfaqesuar nga Gjyqtare Ardiola Çela la ne fuqi masen e kerkuar nga akuza.

Gjate seances mbrojtja pretendoi se kallezuesi i vepres penale nuk ka ne pronesi asnje send te paluajtshem dhe nuk ka bere asnje kerkese per perfitim te lejes perkatese prane Bashkise Berat",-thuhet në njoftimin e Gjykatës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese