Hapësire reklamuese

Aktualitet

I morën para qytetarit, pezullohen nga puna dy policët në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
I morën para qytetarit, pezullohen nga puna dy policët në
Policia e Shtetit

Dy efektivë policie janë pezulluar nga detyra e tyre pasi dyshohet që të kenë pranuar rryshfet. Policët janë zbuluar pas një video të shfaqur në emisionin investigativ “Stop”, ku një prej policëve merr para nga drejtuesi i automjetit, të cilin e kishin ndaluar për kontroll.

Vendimin për pezullimin e të dy policëve është marr nga Elton Allushi, i cili është drejtori i Policisë së Tiranës. Gjithashtu, drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale për nisjen e hetimeve disiplinore ndaj punonjësve të policisë për shkelje të rëndë. Policia ka njoftuar se për këtë çështje dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet.

Njoftimi i policisë:

 “Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë sapo u njoh me një video të publikuar në faqen zyrtare të emisionit investigativ Stop në Tv Klan, në të cilën shfaqet një patrullë  policie, ku një prej punonjësve dyshohet se ka pranuar një kartëmonedhë nga një qytetar gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit, menjëherë ka urdhëruar pezullimin nga detyra të dy punonjësve të Policisë, konkretisht Inspektor M. T, dhe  Inspektor Sh. M., me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.5.

Në lidhje me rastin, Drejtori i Përgjithshëm I Policisë së Shtetit, në zbatim të nenit 121 të Ligjit Nr.82, viti 2024 “Për Policinë e Shtetit",  ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për të nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë për shkelje të rëndë. 

Ndërkohë, është njoftuar për rastin dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e cila ka nisur veprimet hetimore.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese