Hapësire reklamuese

Aktualitet

I morën me forcë shoferit paratë dhe karta bankare, arrestohen 2 persona në Vlorë

Shkruar nga Newsbomb

I morën me forcë shoferit paratë dhe karta bankare, arrestohen 2

Dy persona kanë rënë në pranga, pasi rreth orës 23:00 të mbrëmjes së 2 marsit në Vlorë i kanë zënë rrugën një automjeti dhe i kanë marrë atij me forcë atij, një shumë parash dhe disa karta bankare.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga përfunduan dy autorët e dyshuar, shtetasit me iniciale S. D., 49 vjeç dhe D. L., 36 vje.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 02.04.2024, rreth orës 23:00, në afërsi të vendit të quajtur “Tregu i Orizit”, i kanë zënë rrugën me automjet, shtetasit A. T., dhe më pas i kanë marrë me forcë atij, një shumë parash dhe disa karta bankare.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit D. L., shërbimet e Policisë gjetën disa doza lënde të dyshuar narkotike cannabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me sendet e vjedhura dhe automjetin që autorët e dyshuar kanë përdorur për të kryer krimin," njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese