Leo Sadiku është i mituri 12 vjeçar, i cili ndërroi jetë papritur ditën e djeshme në spitalin e Tiranës. Në lidhje me këtë ngjarje ka reguar dhe Policia e Korçës teksa konfirmon se i mituri Leo Sadiku ka humbur jetën si pasojë e shkaqeve natyrale pasi ka pësuar arrest kardiak.
“Më datë 08.01.2025, në QSUT, Tiranë, ka humbur jetën, një 14-vjeçar, banues në fshatin Pocestë, Maliq. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën, për shkaqe natyrale (arrest kardiak)”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Gjithashtu një reagim zyrtar ka ardhur dhe ditën e djeshme nga QSUT teksa shkruhej se i mituri vuante nga një sëmundje e rrallë dhe vdekjeprurëse, miokardit akut.
Mjekët e spitalit rajonal të Korçës kanë deklaruar se Leo Sadiku pasi është paraqitur me shenja të gripit pranë qendrës spitalore, ka marrë mjekimin e duhur dhe është larguar nga spitali me dëshirën e prindërve.
Ndërsa tregojnë se gjatë qëndrimit të tij, 12-vjeçari ka marrë trajtim me antibiotikë, perfuzione dhe ilaçe për problemet me stomakun, të gjitha të bazuara në rezultatet e analizave mjekësore.
Më 7 janar, ai është paraqitur përsëri në urgjencën e spitalit të Korçës në një gjendje shumë të rënduar. Pas një stabilizimi të shkurtër të gjendjes shëndetësore, dhe për shkak të simptomave të ngjashme me disa diagnoza të mundshme, është vendosur që ai të transferohet menjëherë në spitalin e Tiranës për trajtim dhe ekzaminime të thelluara.