Një 16 vjeçar nga Korça është denoncuar në policia nga familjarët e tij pasi është larguar nga banesa 5 ditë më parë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur nëna e ditj e cila ka shkuar në polici ditën e djeshme (11 dhjetor) duke kërkuar ndihmë për të gjetur djalin e saj, i mituri me iniciale E. M.
Nëna e të miturit ka thënë se djali është trembur pasi ndaj tij ishte vendosur masa “detyrim paraqitje” për vjedhjen e një telefoni. Dyshimet e saj janë se ai mund të jetë larguar dhe jashtë qytetit të Korçës.
"Nuk e di ku ndodhet. Të mërkurën bëra denoncim. Djali ka ikur prej të hënës. Ne dolëm vetë ta kërkojmë por nuk e kemi gjetur. Nuk e di. Ndoshta mund të jetë dhe jashtë Korçës. Djali ishte me 'detyrim me paraqitje' për vjedhjen e një telefoni. Shkonte në shkollë, ishte në klasë të pestë," është shprehur nëna e 16 vjeçarit.