Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Abuzimi me fondet e BE, shtyhet sërish gjyqi për ish-ministrin Beqaj

Shkruar nga Newsbomb
Abuzimi me fondet e BE, shtyhet sërish gjyqi për ish-ministrin Beqaj
Ilir Beqaj

Apeli i GJKKO-së ka shtyrë sërish seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, nga arrest në burg në arrest shtëpie.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ankimoi në Apelin e GJKKO-së vendimin për masën e sigurisë "arrest në burg," të vendosur nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë lidhur me çështjen SASPAC.

Avokati mbrojtës argumentoi se nuk plotësohen kushtet dhe kriteret ligjore për këtë masë shtrënguese dhe se nuk ekziston rreziku që Beqaj të largohet jashtë vendit apo të prishë provat.

Ish-ministri Ilir Beqaj u arrestua më 4 korrik, pasi prej disa kohësh ishte në hetim pasi akuzohet koncesionin e sterilizimit dhe shpërdorimin e fondeve gjatë kohës që drejton te Agjencinë për Koordinimin e ndihmave Europiane.

Beqaj u burgos me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për abuzimin me fondet e Bashkimit Europian, në kohën kur drejtonte Agjencinë për Koordinimin e ndihmave Europiane.

Ilir Beqaj u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit. Ndaj tij u caktua masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur” para një hetuesi apo oficeri të Policisë Gjyqësore një herë në javë, çdo të premte në orën 15.30. Gjithashtu, Ilir Beqajt iu komunikua dhe masa e dytë “Ndalim i daljes jashtë vendit”.

Në Gusht të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme arrestoi ish-zv/ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, nën akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve në bashkëpunim, lidhur me koncensionin e sterilizimit afro 100 milionë euro 8 vjet më parë.

Pasi u mor në hetim nga SPAK, ish-ministri Ilir Beqaj, dha dorëheqje nga detyra e drejtorit për Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, e njohur edhe si State Agency for Strategic Programming and Aid Coordination (SASPAC).

Ilir Beqaj e mori këtë post në 26 tetor të 2023, duke zëvendësuar numrin 2 të ministrisë së Brendshme, Romina Kukon e cila ishte pjesë e përbërjes së grupit negociator për negociatat e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed