Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Atentati me 4 viktima, AMP nis hetimet për policinë e Shkodrës: Lejuan që të largohej Ibrahim Lici

Shkruar nga Newsbomb
Atentati me 4 viktima, AMP nis hetimet për policinë e Shkodrës:
Ibrahim Lici, personi i trete qe ishte ne atentatin e Dobraçit

Agjencia e Mbikqyrjen Policore (AMP) ka referuar materialet në Prokurorinë e Shkodrës, ku akuzon efektivët të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën në lidhje me masakrën e shënuar në Dobraç, ku humbi jetën Hamza Lici, Arlind Bushati, Flutura dhe Bashkim Basha.

Burim për media bëjnë me dije se efektivët akuzohen për shpërdorim detyre, pasi kanë lejuar personin e tretë që ishte në makinë me Hamza Licin që të largohej nga vendi i ngjarjes.

Tashmë pritet që organi i akuzës të thellojë hetimet në lidhje me grupin e efektivëve që ishin në vendngjarje.

Disa ditë më parë Newsbomb.al ka raportuar se personi “misterioz” që ndodhej me dy viktimat në makinë është Ibrahim Lici, i njohur si “Fantazma”.

Ibrahim Lici ndodhej pasagjerë në mjetin Mercedes Benz S Class me targa kroate që ishte futur në kryeqendrën e veriut pak para se të bëhej shënjestra e një prej atentateve më të ashpra kriminale.

Bashkë me të vëllanë, Hamzanë dhe mikun e tyre Arlind Bushati, ai sapo ishte kthyer nga Podgorica.

Dy informatorët që e kanë ndjekur nga territori malazez dhe kanë hyrë pas tyre në doganë, kanë dhënë informacione të sakta te grupi i ekzekutorëve, se në Mercedesin e zi ndodhej "Fantazma" dhe dy persona të tjerë, shkruan newsbomb.al.

Ata janë vënë menjëherë pas shënjestrës tashmë të konfirmuar të cilën e prisnin prej vitesh në Shkodër. Sapo kanë hyrë në Dobraç, makina Range Rover e vjedhur muaj më parë në Durrës ka dalë paralel me Mercedesin S Class dhe ka hapur breshëri zjarri me automatik.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese