Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Atentati me 30 plumba ndaj Kevin Hajrullës, flet kushëriri i "të fortit" të Vlorës: Nuk kam konflikte me askënd

Shkruar nga Newsbomb
Atentati me 30 plumba ndaj Kevin Hajrullës, flet kushëriri i
30 vjeçari Kevin Hajrulla

30 vjeçari Kevin Hajrulla ka dhënë dëshminë e tij para autoriteteve lidhur me atentatin e bërë ndaj tij më 18 dhjetor të vitit të shkuar.

Ai ka deklaruar se me Inez Hajrullën, kushëririn e tij nuk takohet në përditshmëri, pasi nuk kanë një raport shumë të afërt me njëri-tjetrin. Po ashtu ai pretendon se nuk ka konflikte me askënd, duke mos dhënë asnjë pistë për autorët që tentuan ta vrisnin me breshëri plumbash në lagjen Çole të Vlorës. Sakaq, Inez Hajrulla nuk është pyetur nga policia pasi ndodhet jashtë vendit. 

Atentati  ndodhi në një kryqëzim të populluar të lagjes Çole, ku drejt një automjeti të parkuar, që dyshohet se i përkiste Kevin Hajrullës, u qëllua me breshëri plumbash nga një automjet tjetër në lëvizje.

Pas atentatit, policia gjeti një automjet të djegur në fshatin Panaja, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët për të realizuar sulmin dhe më pas për t'u larguar. Pistat kryesore përqendrohen në konfliktet e mëparshme të Kevin Hajrullës, i cili është kushëriri i Inez Hajrulla, i njohur ndryshe si "i forti i Vlorës".

Ky i fundit njihet në Vlorë si "Ini i Çones" dhe djali i biznesmenit Robert Hajrulla, është një figurë e njohur për policinë shqiptare. Ai është i lidhur me një grup kriminal, bashkë me emra si Olsi Koçeli, Erand Hoxha dhe Klaus Islamaj. Hajrulla ka një histori të gjatë përplasjeje me grupe rivale dhe ka shpëtuar dy herë nga atentate të organizuara ndaj tij. Në 2017, Hajrulla u bë objektiv i një atentati me tritol, duke pësuar dëmtime serioze në të dyja këmbët.

Në 10 maj 2019, një tjetër atentat u realizua ndaj tij në lagjen "Uji i Ftohtë", ku ai u qëllua nga një automjet në lëvizje, ndërsa ishte ulur në një lokal. Hajrulla arriti të shpëtonte, por një kalimtar i rastësishëm, Dajko Cenodemaj, mbeti i plagosur. Autorët e atentatit dogjën më pas automjetin e përdorur në Babicë të Vogël.

Të shtëna me kallashnikov në lagjen "24 Maji", plagoset rëndë Kevin Hajrulla dhe shitësi i një dyqani aty pranë
Inez Hajrulla u shfaq si një figurë kryesore në krimin e organizuar në Vlorë pas vrasjes së Edison Harizajt, i njohur si "Faqedjeguri", në vitin 2018. Hajrulla, krahu i djathtë i Harizajt, mori frerët e grupit famëkeq pas kësaj ngjarjeje. Konfliktet mes grupeve rivale vazhduan, duke përfshirë përplasje të ashpra me familjen Sinomataj.

Një ndër ngjarjet më të bujshme ishte ekzekutimi mafioz i Gëzim Sinomatajt, djali i një prej anëtarëve të bandës së njohur të "Gaxhait". Konflikti mes Inez Hajrullës dhe Bernard alias Spiro Sinomataj, xhaxhai i viktimës, dyshohet të jetë edhe pista kryesore e hetimeve. 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese