
Një person i armatosur ka tentuar që të grabisë një pikë këmbim valutor në shëtitoren “Taulantia” në Durrës.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09.00, ku një person i maskuar është futur brenda në ambientet e këmbimit valutor.
Ai ka nxjerrë armën (lodër) dhe ka nisur të kërcënojë punonjësen e “Exchange”. Pavarësisht kërcënimeve punonjësja nuk e ka hapur derën e sigurisë dhe pas disa përpjekjeve autori është larguar duarbosh.
Policia ka sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e të riut.
“Rreth orës 12:45, në lagjen nr. 1, Durrës, një shtetas ende i paidentifikuar ka hyrë në një dyqan për këmbim valutash dhe në kërcënimin e një pistolete lodër, ka tentuar të marrë një shumë parash. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë kontrolle në zonë, për kapjen e autorit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.