Hapësire reklamuese


Aktualitet

Atentati mafioz në Lundër, gjendet i djegur motomjeti i autorëve në Mullet

Shkruar nga Newsbomb
Atentati mafioz në Lundër, gjendet i djegur motomjeti i autorëve
Makina e qelluar, pamje nga vendi i ngjarjes

Një motomjet është gjetur i djegur në fshatin Fikas të Mulletit, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit të ndodhur dy netë më parë në Lundër, teksa u sulmua me breshëri plumbash automjeti “G-Class” me të cilin po udhëtonin dy djemtë e e presidentit të “Pelikan Security” Vesel Demiraj, Dior Demiraj 11 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17-vjeç, shoku i tyre 19-vjeçar, Kian Mullaj dhe punonjësi i kompanisë Arenc Stafa.

Sipas raportimeve paraprake, atomjetit i është bërë pritë nga dy persona identitetet e të cilëve vijojnë të mbeten të pazbuluara, në dalje të rrethrotullimit të Tegut. Atentatorët kanë ndjekur për disa çaste automjetin “G-Class” dhe më pas e kanë qëlluar me breshëri plumbash teksa makina ishte në lëvizje.

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të kontrolleve të pandërprera dhe të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 17.04.2025, në Lundër, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti me të cilin qarkullonin 4 shtetas, shërbimet e Policisë, ditën e sotme, kanë gjetur në afërsi të fshatit Fikas, Mullet, një motomjet të djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje.   

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve,” thuhet në njoftimin e policisë.

Mëngjesin e sotëm nga burimet hetimore u zbulua se 2 autorët e atentatit me motor “Dukati” janë ndjekur deri në fshatrat e Elbasanit, pasi më pas kanë humbur gjurmët. Dyshohet se një person i tretë i ka marrë me makinë për t’u larguar. Policia deri tani ka gjetur 33 gëzhoja në vendngjarje ndërsa 8 plumba goditen makinën G Class.

Ndërsa sipas asaj që është raportuar gjerësisht, shënjesër e këtij atentati ka qenë bashkëshortja e Roan Brahimit, i ekzekutuar në zemër të Athinës në maj të vitit 2024. Ajo që i ka bërë vrasësit me pagesë të ngatërrojnë objektiv, ka qenë adresa e njëjtë e banimit si dhe ngjashmëria e makinës “G-Class” që bashkëshortja e Brahimit ka në përdorim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese