Hapësire reklamuese


Aktualitet

Atentati mafioz në Lundër, breshëria e plumbave ka prekur dhe një “Ford”! Zbardhet dëshmia e shoferit: Ika me shpejtësi nga frika...

Shkruar nga Newsbomb
Atentati mafioz në Lundër, breshëria e plumbave ka prekur dhe
G Class qe ra ne atentat - Vendngjarja

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin mafioz të 17 prillit ku një automjet tip “G-Class” u qëllua me breshëri plumbash ndërsa brenda udhëtonin 4 persona, mes tyre dy të mitur.

Mësohet se përveç makinës tip “G Class” ku ndodheshin 4 të rinjtë, plumbat kanë prekur edhe një mjet të rastësishëm në rrugë tip “Ford”, por fatmirësisht shoferi ka shpëtuar.

Ngjitur me “G Class” ka qenë dhe makina tip “Ford” ku po udhëtonte një i ri, e cila është prekur nga një plum në kolonën e derës së makinës.

Pas ngjarjes, shoferi i “Ford” është larguar me shpejtësi nga frika dhe është futur në parkimin e një qendre tregtare ku më pas ka njoftuar policinë për atë çfarë kishte ndodhur.

Ai është pyetur nga polici, por pavarësisht se ka qenë dëshmitar okular nuk ka mundur të shohë apo identifikojë autorët e ngjarjes.

I riu ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt dhe ka ikur me nxitim nga frika e asaj që ndodhi.

Mëngjesin e sotëm nga burimet hetimore u zbulua se 2 autorët e atentatit me motor “Dukati” janë ndjekur deri në fshatrat e Elbasanit, pasi më pas kanë humbur gjurmët. Dyshohet se një person i tretë i ka marrë me makinë për t’u larguar.

Policia deri tani ka gjetur 33 gëzhoja në vendngjarje ndërsa 8 plumba goditen makinën G Class. Ndërsa 1 plumb tjetër makinën tip Ford të një tjetër qytetari tjetër të rastësishëm.

Ndërsa sipas asaj që është raportuar gjerësisht, shënjesër e këtij atentati ka qenë bashkëshortja e Roan Brahimit, i ekzekutuar në zemër të Athinës në maj të vitit 2024. Ajo që i ka bërë vrasësit me pagesë të ngatërrojnë objektiv, ka qenë adresa e njëjtë e banimit si dhe ngjashmëria e makinës “G-Class” që bashkëshortja e Brahimit ka në përdorim.

Hetuesit janë duke ndjekur dhe pista të tjera hetimore pasi në zonën ku i është bërë pritë automjetit “G-Class”, lëvizin dhe personazhe të tjerë të njohur për botën e krimit duke ngritur dyshime se dikush tjetër mund të ketë qenë objektiv, përveç bashkëshortes së Roan Brahimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese