Hapësire reklamuese

Aktualitet

I lidhur me “kokat” e trafikut, dënohet në Angli shqiptari "i pamëshirshëm" që kontrabandonte emigrantët

Shkruar nga Newsbomb
I lidhur me “kokat” e trafikut, dënohet në Angli shqiptari
Mustafa Cunaj

Një shqiptar është dënuar me 9 vite burg në Mbretërinë e Bashkuar, pasi akuzohet për organizimin e kalimit me gomone në Kanalin Anglez, të emigrantëve nga Franca veriore. Sipas mediave të huaja mësohet se Mustafa Cunaj, 41-vjeç, jetonte në Tolworth, në jugperëndim të Londrës. Ai ishte në kontakte të vazhdueshme me kontrabandistët të cilët vepronin në Francën veriore në verën dhe vjeshtën e vitit 2022.

Ai përdorte pseudonimin “John Brown” për të kontaktuar emigrantët përmes aplikacionit “WhtsApp” dhe për të rregulluar kalimet me një varkë të vogël, përtej Kanalit nga Franca në MB.

I lidhur me “kokat” e trafikut, dënohet në Angli shqiptari
Mustafa Cunaj

Hetuesit e NCA-së zbuluan se 41-vjeçari shqiptar ka gisht në 31 kalime, në një periudhë prej vetëm 5 javë.

Nga telefoni i Cunajt hetuesit kanë zbërthyer dhe zbuluar bisedën e tij me një tjetër kontrabandist, i cili organizoi kalimin e një gruaje dhe fëmijëve të saj 5 dhe 9 vjeç, për 7.000-8.000 dollarë. Oficerët zbuluan se ai kishte ndarë më shumë se 800 mesazhe me këtë kontakt, pjesë e një rrjeti të kontrabandës me njerëz në Francën veriore, midis gushtit dhe shtatorit 2022.

Me një tjetër person Cunaj kishte biseduar lidhur me çmimet e varkave, jelekëve të shpëtimit, ku dhe i kishte thënë: Kam pesë persona, ata nuk dinë [të veshin jelek shpëtimi] pasi janë fëmijë të vegjël”. Në telefonin e shqiptarit u gjetën gjithashtu edhe video, të cilat tregonin një varkë duke u nisur nga një plazh dhe emigrantët të veshur me jelekë.

I lidhur me “kokat” e trafikut, dënohet në Angli shqiptari
Pamjet e gjetura ne telefonin e shqiptarit

Cunaj u arrestua për herë të parë nga oficerët e NCA në tetor të vitit 2022 dhe u lirua nën hetim. Mirëpo në shtator të 2023 shqiptari ra sërish në prangat e autoriteteve nën akuzën për “kontrabandim njerëzish”.

Ai fillimisht mohoi përfshirjen në krimin e imigracionit, duke deklaruar se vinte në kontakt anëtarët e familjes me të tjerët, sepse ata ishin të interesuar të vinin në Angli. Mirëpo pas një sërë hetimesh, Cunaj pranoi se kishte komplotuar për të lehtësuar imigracionin e paligjshëm dhe u dënua në Gjykatën Kingston Crown në jugperëndim të Londrës.

I lidhur me “kokat” e trafikut, dënohet në Angli shqiptari
Emigrantët në bordin e një varke të vogël që kalon Kanalin

Cunaj ishte pjesë e një rrjeti kriminal me bazë në Mbretërinë e Bashkuar. Kreu i bandës, Hewa Rahimpur, u burgos me 11 vjet në Belgjikë në tetor për mbikëqyrjen e operacionit, i cili shtrihej nga Turqia në Belgjikë dhe Francë. Disa anëtarë të tjerë të bandës morën dënime me burg që varionin nga 30 muaj deri në 10 vjet.

Andy MacGill, një oficer i lartënë NCA, tha se Cunaj nuk kishte treguar "asnjë respekt" për njerëzit që po kontrabandonte dhe ishte "i pamëshirshën". 

“Hyrja në Mbretërinë e Bashkuar me një varkë të vogël është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe provat treguan se Cunaj nuk kishte kujdes për ata që po kontrabandonte, madje duke rregulluar kalimet edhe për fëmijët e vegjël", tha ai ndër të tjera. 

I lidhur me “kokat” e trafikut, dënohet në Angli shqiptari
Mustafa Cunaj gjate arrestimit

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese