Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Atentati kundër Agron Pukës para shkollës së fëmijëve, arrestohet Amarildo Kola dhe procedohen 6 shokët e tij

Shkruar nga Newsbomb
Atentati kundër Agron Pukës para shkollës së
Foto nga vendngjarja, makina e Agron Pukes

Amarildo Kola është arrestuar ditën e sotme nga policia i dënuar me burg për vrasjen e mbetur në tentativë të Agron Pukës.

Ngjarja ka ndodhur në 6 mars të këtij viti përpara shkollës në Rirlë të Lezhës. Atentati dyshohet të jetë organizuar nga 4 persona të maskuar të cilët i bënë pritë Agron Pukës sapo la fëmijët në derën e shkollës. 3 persona kanë dalë jashtë makinës dhe njëri prej tyre ka qëlluar në drejtim të Pukës i cili mori vetëm një plumb në shpatull duke i mbijetuar atentatit.

Nga njoftimi i policisë është bërë me dije se Kola është arrestuar në një lokal në Laç teksa me vete ju gjet një pistoletë, 15 fishekë, 2 automjete, 2 telefona celularë dhe një shumë parash. Gjithashtu në gjendje të lirë janë proceduar dhe 6 persona të tjerë që ishin nën shoqërinë e Kolës.

Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit“.

 Njoftimi i plotë Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Double Trouble”.

Me pistoletë me vete, në një lokal në Laç, ndërkohë që ishte në kërkim për një tentativë për vrasje, vihet në pranga 31-vjeçari.

I ndaluari dhe 2 shtetas të tjerë, në mars 2024, tentuan të vrisnin në fshatin Rrilë, shtetasin A. P..

Procedohen në gjendje të lirë 6 shtetas që shoqëronin 31-vjeçarin, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe/ose përkrahje të autorit të krimit.

Sekuestrohen arma e zjarrit, krehri i saj, 15 fishekë, 2 automjete, 2 celularë dhe një shumë parash.

Gjatë monitorimit 24/7 të situatës në terren, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, është siguruar informacion për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për një tentativë për vrasje. Informacioni është administruar menjëherë dhe në kuadër të operacionit “Double Trouble”, forcat e posaçme Operacionale dhe “Shqiponja”, si dhe Seksioni kundër Krimeve ndaj Personit, të DVP Lezhë, kanë ndërhyrë për kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi.

Si rezultat, në një lokal në Laç, është vënë në pranga shtetasi A. N. alias A. K., 31 vjeç. Gjykata e Lezhës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit “. Ky shtetas akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit K. N. dhe V. T., ka tentuar të vrasë me armë zjarri, në fshatin Rrilë, më datë 06.03.2024, shtetasin A. P.

Nga kontrolli fizik i kryer në momentin e ndalimit, 31-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, ndërsa gjatë kontrollit në lokalin ku u kap ai, u gjet një pjatë me mbetje të dyshuara të lëndës narkotike Kokainë.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 6 shtetasit që shoqëronin në lokal, shtetasin A. N. alias A. K., konkretisht për shtetasin P. J., 28 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe për shtetasit M. Ll., 50 vjeç, A. Gj., 23 vjeç, B. Gj., 36 vjeç, A. N. alias A. K., 45 vjeç dhe N. B., 34 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për hetime të mëtejshme."

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese