Hapësire reklamuese

Aktualitet

“I kishte dhonë çunit 200 euro”, Gentian Bejtja donte ta vriste, Durim Bami i takoi të birin e mitur: Ai do djeg me acid

Shkruar nga Newsbomb
“I kishte dhonë çunit 200 euro”, Gentian Bejtja donte ta
Durim Bami, Arben Ndoka dhe Gentian Bejtja/ Fotomontazh

Gentian Bejtja ishte një nga bashkëpunëtorët e ish deputetit socialist, Arben Ndoka, i angazhuar për të eleminuar vëllezërit Durim dhe Valter Bami. Ai ishte përbetuar se do t’i hiqte qafe duke i premtuar Ndokës se me njerëzit e tij do t’i eleminonte përkundrejt shumës së 200 mijë eurove.

Referuar bisedave në aplikacionet “Sky EÇ” dhe “EncroChat”, Bejtja fliste vazhdimisht me ish deputetin duke dhënë informacion rreth vendndodhjes së Durim Bamit. Ky i fundit kishte udhëtuar drejt Ksamilit në verën e vitit 2020-të, duke qëndruar në një nga hotelet e zonës. Në bisedat e fiksuara nga dy aplikacionet e mësipërme, del që Durim Bami ka takuar kunatin e Bejtjës duke i dhënë djalit të këtij të fundit dhe 200 euro.

Deri nga ora dy ka qenë duke hongër drekë te restoranti King. Ta pys. Fola deri shpar, aty kishte qenë. I kishte dhonë çunit tim 200 euro për qejf gjoja. Po i mori peshqirët, tha mos ndrroj vend. Do rri i kishte thonë ca ditë, dje kishte shku. Nuk shikohen makinat se hoteli është me garazhd, ku rri ai më duket”, i thotë Gentian Bejtja ish deputetit Ndoka, referuar informacionit të përcjellë nga kunati i tij.

Më tej, rreth orës 21:00 të darkës, Arben Ndoka komunikon sërish me Gentian Bejtjën. Ai kërkon informacion rreth Durim Bamit, i cili ndodhet në Sarandë. Bejtja i kërkon të shpejtojnë pasi nga momenti në moment objektivi mund të lëvizë. Madje ai tregon se Bami i ka kërkuar kunatit të tij që të pajtohet me Gentianin.

Ai del paradite prap në plazh. Do gjoja me më taku dhe mu, i kishte thonë kunatit. Jena prish kot, na kanë ngatërru të tjerët, keqkuptime. Ai do shkri me acid. S’ka rob më të pabesë. Shif gjej noj ni ulja automatin. Mos u tremni nga shteti, po maro pune”, vijon më pas Bejtja që zbulon një detaj interesant.

Edhe pse nuk është përmendur gjatë në dosjen e Prokurorisë së Posaçme, gjatë gjithë kësaj kohe që Durim Bami qëndron në Sarandë, informator për Bejtjen ka qenë kunati i vet, që punonte në Prokurori.

Ta rujn ato që janë aty, se kunati nuk mund ta ruj mo. Se e njohin. Është tu rreziku kot se ai është në pun në prokurori”, thuhet ndër të tjera në dosjen e SPAK, në bisedat e regjistruara mes Arben Ndokës dhe Gentian Bejtjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese