Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“I kishim vajzat në të njëjtën klasë”, flet kushërira e Alma Arrazit: Nuk e kam parë kurrë të shqetësuar

Shkruar nga Newsbomb

“I kishim vajzat në të njëjtën klasë”, flet

Kushëria e Alma Arrazit ka folur për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Shkodër.

Ajo ka treguar se vajza e saj dhe të ndjerat ishin në të njëjtën klasë dhe theksoi se kurrë nuk e kishte parë të shqetësuar për asgjë.

 “Kemi qenë shoqe, si tip kushërirash bashkë, por çfarë të bëjmë, deri këtu e paska pasur të shkruar. Nuk e di çfarë të them është një ngjarje shumë e rëndë. Vajzat i kemi pasur në një klasë, vajzës time nuk ia kam shpjeguar dot, u kam thënë që nuk i ke më shoqet në klasë. Kemi shkuar shumë mirë, kam pasur shumë marrëdhënie të mira, nuk e kam parë kurrë të shqetësuar apo të stresuar. Fëmijët po ashtu nuk kanë pasur stres, nuk i kam parë të qajnë në shkollë, kanë qenë shumë mirë”- u shpreh ajo.

Sot u gjet trupi i pajetë i djalit 3-vjeçar të Alma Arrazit në rrjedhën e lumit Buna në Shkodër, pas 5 ditësh.

Trupi i të voglit është gjetur gjatë kërkimeve intensive që kanë nisur në vendin ku Alma Arrazi u hodh bashkë me tre fëmijët, nga shërbimet shqiptare dhe Policia malazeze. Deri më tani nuk është gjetur vetëm e ëma, teksa kontrollet intensive ende vijojnë.

Pasditen e djeshme vajza e dytë e familjes Arrazi u gjet gjithashtu në rrjedhën e lumit Buna në Shkodër. Polumbarët e RENEAS, Forca Kombëtare e Sigurisë Publike, njësi të Policisë së Malit të Zi dhe peshkatarët e zonës janë duke vijuar kërkimin e përgjatë gjithë rrjedhës së lumit Buna.

Alma Arrazi dyshohet se është vetëmbytur në ujërat e lumit Buna pak ditë më parë, për shkak të dhunës nga bashkëshorti dhe tradhtisë, ndërsa me vete ka marrë dhe tre fëmijët e mitur, dy vajza dhe një djalë 3 vjeçar.

Trupi i një prej vajzave u gjet pak ditë më parë në rrjedhën e lumit Buna nga një peshkatarë i zonës dhe menjëherë autoritetet u vunë në alarm për shkak të dyshimeve se Alma Arrazi mund të ishte vetëmytur në Bunë me tre fëmijë. Ajo kishte pak ditë që ishte larguar nga shtëpia, por askush nga të afërmit nuk kishte menduar se mund të arrite deri në atë akt vetëflijimi.

Bashkëshorti i saj, Ergys Arrazi është arrestuar nga Policia e Shkodrës dhe një kërkim i gjerë nisi menjëherë në ujërat e lumit Buna.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese