Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I kërkuar për trafik kokaine, ekstradohet drejt Gjermanisë "Peshkaqeni"

Shkruar nga Newsbomb
I kërkuar për trafik kokaine, ekstradohet drejt Gjermanisë
Princ Dobroshi

Ekstradohet drejt Gjermanise Princ Dobroshi, ku do të gjykohet për akuzën e trafikut të drogës.

Gjykata e Lartë më 11 tetor hodhi poshtë rekurin e Princ Dobroshit për ekstradimin e tij, ku pritet të gjykohet mbi akuzën e trafikimit të drogës kryer në bashkëpunim si pjesë e një organizate kriminale.

Historia gjyqësore e Princ Dobroshit ka nisur pasi Gjykata e Shkallës së Parë la në fuqi lejimin e ekstradimit të Dobroshit për në Gjermani i cili kërkohet për trafikimin e kokainës. Ndërsa, ai e ka apeluar çështjen, Gjykata e Apelit i ka hedhur poshtë rekursin në datën 9 prill 2024 dhe ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.

Princ Dobroshi, i njohur ndryshe me nofkën “Peshkaqeni”, është i kërkuar në Gjermani pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, të kryer në bashkëpunim, si pjesëtar i një grupi kriminal.

“Peshkaqeni” dhe kunati i tij Olsi Syziu janë nën hetim pasuror nga SPAK, të cilëve në mars të këtij viti u janë sekuestruar 3 apartamente, 10 llogari bankare me vlerë totale mbi 300 mijë euro si dhe automjete dhe shoqërinë tregtare “SLAI”.

Princ Dobroshi, në Norvegji dhe Çeki njihet si bosi i mafias shqiptare të drogës. Ai ka një axhendë të madhe me ngjarje kriminale dhe arratisje nga burgu. Dobroshi njihet për aktivitetin e tij të gjerë në lojërat e fatit dhe në trafikun e drogës. Kohët e fundit ai ishte rikthyer në vendlindje në Pejë dhe është arrestuar nga Policia e Kosvës në dhjetor të 2023.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese