Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I kërkuar për shpërdorim detyre, arrestohet për herë të tretë ish-juristi i Kadastrës Durrës, Mikel Zaho

Shkruar nga Newsbomb
I kërkuar për shpërdorim detyre, arrestohet për herë
Kadastra e Durrësit

Ish-jurist i Kadastrës së Durrësit Mikel Zaho ka rënë në pranga për herë të tretë brenda pak vitesh, pas akuzave për shpërdorim detyre dhe tjetërsim të pronave në bregdet.

Ai ishte shpallur person në kërkim që në prill të këtij viti pasi ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Sipas hetimeve rezulton se ka përdorur skema të jashtëligjshme për përfitimin e  151 mijë m² tokë në Spitallë të Durrësit. Hetimi nisi pas denononcimit të një qytetari, të cilit i ishin zaptuar dy subjekte.

Për këtë rast ranë në pranga 5 persona, ndër to Ardit Kërtusha, ish-zyrtar i lartë i administratës publike dhe ish-kryetar i FRESSH-it në Durrës.

Sipas hetimeve, procesi i tjetërsimit të pronës ka nisur që në vitin 2019 nga juristi Mikel Zaho dhe është firmosur nga zv.regjistruesi, pa dijeninë e drejtuesit të atëhershëm të Kadastrës.

Një praktikë për përfitimin e 75,000 m² tokë në lagjen Mirdita ishte futur në arkivën e kadastrës si e regjistruar në vitin 2010.

Tokat më pas janë shitur nga përfituesit, duke përdorur punonjës të ndërmarrjes bujqësore të Spitallës si dëshmitarë të rremë. Në këtë skemë janë përfshirë gjithashtu Lirim Xhameta dhe të tjerë, duke krijuar një zinxhir të gjerë shkeljesh për përvetësimin e pronës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese