![I kërkuar në Shqipëri për vrasje, SPAK kërkon](https://cdnimpuls.com/newsbomb.al/wp-content/uploads/2023/01/-900-0-capja.jpg)
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar në GJKKO kërkesën për konfiskimin e pasurive të paluajtshme të shumëkërkuarit për vrasje, Florenc Çapja.
Këto pasuri janë sekuestruar gjatë një hetimi pasuror, të cilat Çapja nuk justifikon dot prejardhjen duke ngritur dyshimet se janë siguruar nga aktivitete kriminale.
Dhjetë pasuritë e sekuestruara përfshijnë toka, ndërtesa, automjete si dhe subjekte ekonomike me veprimtari Bar Kafe e lavazh.
Pasuritë e sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi janë:
Pasuria e llojit arë, me sipërfaqe 500 m2, me adresë Udenisht, Pogradec, në pronësi të shtetasit Ferit Muça.
Pasuria e llojit ndërtesë ekonomiko-sociale, një kat, me sipërfaqe trualli 36.2 m2 , sipërfaqe ndërtese, 25.73 m2 , me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të shtetasit Fejzulla Ramazan Çapia (babai i shtetasit Florenc Çapia).
Pasuria e llojit arë +truall +ndërtesë, me sipërfaqe totale 1756 m2, truall me sipërfaqe 450 m2, sipërfaqe ndërtese 214 m2, në pronësi të shtetasve Fejzulla Ramazan Çapia dhe Xhemile Bajram Çapia (babai dhe nëna e shtetasit Florenc Çapia).
Pasuria e llojit godinë banimi, me sipërfaqe trualli 498.8 m2, sipërfaqe ndërtese 293.8 m2. Godine banimi 2 kate + 1 kat nëntokë, me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan në pronësi të shtetasit Fejzulla Ramazan Çapia (babai i shtetasit Florenc Çapia).
Pasuria e llojit Truall + Ndërtesë, me sipërfaqe totale 360 m2, sipërfaqe ndërtese social- ekonomike, 1 kat 120 m2, me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të Bledar Mefail Muça.
Pasuria e llojit Arë, me sipërfaqe totale 720 m2, me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të shtetasve Fejzulla Ramazan Çapia dhe Xhemile Bajram Çapia.
Pasuria e llojit Arë, me sipërfaqe totale 764 m2, me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të shtetasve Fejzulla Ramazan Çapia dhe Xhemile Bajram Çapia.
Pasuria e llojit Arë, me sipërfaqe totale 1380 m2, me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan në pronësi të shtetasve Fejzulla Ramazan Çapia dhe Xhemile Bajram Çapia.
Automjeti tip autoveturë, Marka Audi, Tipi 4E, Modeli A8, viti i prodhimit 2008.
Subjekti “Fejzulla Çapia” (P.F) me NIPT L53322244G, me objekt aktiviteti “Lavazh Bar-Kafe”, me adresë lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan.
Florenc Çapja akuzohet nga drejtësia shqiptare si porositës për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit (babë e bir) në Elbasan, ngjarje e ndodhur në vitin 2012.
SPAK ka ngritur kundër Çapjas akuzat e “Sigurimit të kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të Sokol Sanxhaktarit, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga “Grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit:
Gentian Beqiri ka qenë dënuar si i implikuar në vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, në vitin 2005. Ai qëndronte në shtëpinë e tij në Elbasan dhe ruhej nga policia. Si i përfshirë në këtë vrasjes është ekstraduar nga Italia Etien Cani.
Duke qenë se ky i fundit ishte shok fëmijërie me Beqirin, ai u lejua nga efektivët e policisë që të futej në shtëpinë e tij. Aty, u ekzekutuan Gentian Beqiri dhe babai i tij Nezir Beqiri. Po në lidhje me këtë vrasjes, është arrestuar në Greqi në 2020 shtetasi Jorgo Leku.
Jorgo Leku, 41 vjeç, i njohur edhe me tre identitete të tjera si Olsi Leka alias Giorgo Lekou alias Jorgo Lekou është vënë në pranga nga Interpol Athina pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për vrasjen e 15 gushtit 2012.
Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë më 09.01.2025 kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara në kuadër të procedimit pasuror nr.6 të vitit 2022.
Ky procedim pasuror u rregjistrua në bazë të hetimit penal në ngarkim të shtetasit Florenc Çapia, i dyshuar për veprat penale: “Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1, 334 të Kodit Penal.
Mbi bazën e dispozitave të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, i ndryshuar me ligjin nr.70/2017 janë identifikuar dhe sekuestruar pasuritë* e luajtshme dhe të paluajtshme të subjektit Florenc Çapia dhe personave të lidhur me të. Në përfundim të hetimit pasuror rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i aktivitetit kriminal të subjektit Florenc Çapia.