Hapësire reklamuese

Aktualitet

I kërkoi para por i moshuari nuk ia dha, 39-vjeçari e vrau duke e qëlluar me thikë, mori 800 mijë lekë dhe u arratis

Shkruar nga Newsbomb
I kërkoi para por i moshuari nuk ia dha, 39-vjeçari e vrau duke e
Thika e krimit

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të shënuar në Durrës, ku fqinji vrau me thikë dhe çekiç të moshuarin 82-vjeçar.

Autori është Fation Janina 39 vjeç, i cili njihet si person problematik në zonë. Burime për media  bëjnë me dije se i ka shkuar në banesë Paulin Gilës për t’i kërkuar para, të cilat ky i fundit nuk ia ka dhënë.

Pas një sherri, Janina i inatosur që nuk ka marrë paratë që i dukeshin ka goditur me thikë dhe çekiç të moshuarin, duke i marr jetën.

Pasi kreu krimin 39-vjeçari ka marrë 800 mijë lekë dhe më pas është arratisur. Policia vijon punën për të bërë të mundur arrestimin e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese