Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Eksplozivi i gjetur në Durrës te Veliera, DETAJE: Ishte vendosur në afërsi të pallatit të kryebashkiakut

Shkruar nga Newsbomb
Eksplozivi i gjetur në Durrës te Veliera, DETAJE: Ishte vendosur
Pamje nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me eksplozivin e gjetur mbrëmjen e djeshme në zonën e Velierës në Durrës.

Burimet për mediat bëjnë me dije se lënda plasëse është gjetur në afërsi të pallatit ku jeton ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako.

Ndër të tjera, forcat xheniere kryen dhe një shpërthim të kontrolluar për neutralizimin e çdo rreziku të mundshëm. Gjithashtu, zona është mbajtur e rrethuar deri në orët e para të mëngjesit.

Ndërkohë, hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave, ku gjithashtu janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë.

Mbrëmjen e djeshme eksplozivi u gjet nga kalimtarët e rastit, ku menjëherë njoftuan forcat policore dhe forcat xheniere.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese