Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të pushuar çështjen për Arsen Preçin dhe Arben Spahiun, dy miqtë e Erjon Alibejt.
GJKKO vendosi që të pushojë çështjen duke pranuar kërkesën e prokurorit Behar Dibra. Prokuori kërkoi pushimin e çështjes duke argumentuar se Spahiu dhe Preçi nuk kanë kryer veprën penale për të cilën janë dyshuar dhe hetuar.
Dyshohet se janë persona të tjera ata që janë përfshirë në këtë çështje dhe po hetohet për identifikimin e tyre.
Arben Spahiu, kunati i Erion Alibejt dhe Arsen Preci kanë mohuar vazhdimisht të kenë lidhje me atentatin ndaj Elton Kilës që u organizua në Elbasan, por që u arrit të parandalohej nga policia.
I njohur dhe me nofkën "Oti i Elbasanit", ky i fundit ka disa kompani e shoqëri tregtare, ndërkohë është arrestuar dhe për trafik droge në Itali.
Gjatë kontrollit të zonës policia gjeti edhe dokumente të falsifikuara greke me foto të Arben Spahiut dhe disa prova të tjera që i impikonin me ngjarjen, por duket se e vërteta është ndryshe dhe çështja për dy personat në fjalë është pezulluar.