Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I fashuar në të dyja këmbët, qytetari që u dogj me molotov flet nga spitali: Unë s'kam lidhje me PD, infermierja më tha "Ç'tu desh ty atje"

Shkruar nga Newsbomb
I fashuar në të dyja këmbët, qytetari që u dogj me
Kujtim Emiri duke folur ne Euronews Albania

Kujtim Emiri, qytetari që u dogj dje me molotov në protestën e organizuar nga opozita, ka treguar gjendjen shëndetësore. Duke folur nga ambientet e spitalit për Euronews Albania, zoti Emiri tha se nuk ka qenë asnjëherë anëtar i PD dhe në tubim mori pjesë si qytetar.

"Unë nuk kam ndonjë lidhje, s'kam qenë asnjëherë anëtar i PD. Këtu më ka ardhur Adriana Kalaja, si përfaqësuese e Aleancës për Teatrin sepse me të më ka lidhur puna nga vajza, ajo më solli dhe interesimin e të tjerëve", tregoi ai.

Kujtimi, që është dhe babai i aktores Juli Emiri, ka treguar për televizionin se mjekët e kanë këshilluar të qëndrojë nga dy javë deri në 20 ditë në regjim, për të parë më pas procesin e rikuperimit nga djegiet.

"Më ka thënë për dy javë deri në 20 ditë, do të shikojmë. Këta thonë që do të mundohemi t'ia dalim, por do shoh për mjekim të specializuar. Turqia mesa kam dëgjuar, nuk është shumë e shtrenjtë dhe do shohim gjendjen", u shpreh zoti Emiri.

I pyetur nga gazetari Flori Gjini nëse në ndonjë moment ishte ndjerë i diskriminuar kur shkoi në spital, për shkak se atje kishte si policë të lënduar, ashtu dhe qytetarë, Kujtimi tregoi sjelljen e një infermiere.

"Mendoj se po, se njëra që ishte këtu, më tha "ç'tu desh ty atje". Nuk ishte mjeke, ishte një infermiere", u shpreh Kujtim Emiri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese